Kërko

Thirrje: Për pjesëmarrje të studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës në Shkollën Verore Ndërkombëtare, Granz Seggau 2023 (GUSEGS)

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe University of Graz, Austri, hapet thirrja për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës për të aplikuar në Shkollën Verore Ndërkombëtare, Granz Seggau 2023 (GUSEGS).

Edicioni i 18-të i shkollës verore titullohet: Konflikti, sfida dhe ndryshimi: Shteti – shoqëria – feja.

Shkolla verore do të zhvillohet nga 2 – 15 korrik 2023, në kështjellën Seggau në Styria, Austri.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. CV

2. Fotokopje pasaporte

3. Vertetim studenti

4. Listë notash

5. Leter motivimi

Për një informacion të plotë mbi Shkollën Verore Ndërkombëtare, Granz Seggau 2023 (GUSEGS), ju lutemi klikoni te linku: https://international.uni-graz.at/en/summerschools/graz-international-summer-school-seggau/.

Afati i fundit për aplikim, pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT, deri 19 janar 2023, ora 12.00.