Në kuadër të zhvillimit të Sondazhit Kombëtar të Studentëve për vitin 2025, ASCAL organizoi një takim informues me studentë të institucioneve publike e jopublike në datën 18 Mars 2025, me prezencën e Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Ogerta Manastirliu, Kryetarit të Konferencës së Rektorëve Z. Artan Hoxha dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë.
Aty morën pjesë dhe 5 nga studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Sondazhi Kombëtar i Studentëve është instrumenti themelor për dëgjimin dhe përçimin e zërit të studentëve, me qëllim përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Takim informues për Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS) u organizua edhe në mënyrë të veçantë në Universitetin Politeknik të Tiranës me Specialistet e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike) më datë 19 Mars 2025.
ASCAL fton të gjithë studentët të marrin pjesë në #SKS2025 që do të zhvillohet nga data 21 prill – 23 maj 2025.