- Kontakt eshte duke kerkuar Inxhinier Ndertimi/Strukturist per t’ju bashkuar skuadres se saj ne projektet e reja qe ka ne zhvillim:
Marga (marga.kontakt.al)
Magnet (magnet.kontakt.al)
Mangalem 21 (mangalem21.kontakt.al)
Siri (siri.kontakt.al)
Detyrat dhe Përgjegjësi:
· Kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit të miratuar
· Harton dhe kontrollon librezat e masave, relacionet e kontrollit te punimeve
· Kontrollon punimet e nenkontraktoreve per zbatimin me cilesi te tyre dhe sipas grafikut te punimeve.
· Vlereson performancen e punes se bere nga nenkontraktoret.
· Identifikon dhe jep zgjidhje nga ana teknike për problemet gjatë punimeve.
· Realizon marrjen e mostrave te analizave laboratorike per kontrollin cilesor te punimeve.
· Formulon proces-verbalet për punimet shtesë, marrjen ne dorezim te punimeve.
· Asiston drejtuesin e punimeve per supervizimin dhe menaxhimin e punimeve
· Përgjegjës për sigurimin teknik në kantier.
Kriteret:
· Të jetë duke vazhduar studimet master në Inxhinieri Ndërtimi, Profili Strukturë
· Te jete njohës i programeve si Autocad, Revit, Ms. Office, Ms. Project.
· Te lexoje dhe interpretoje projektet.
· Të ketë aftësi organizative dhe analitike ne zgjidhjen e problemeve
· Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Dergoni CV ne adresen e email: amela.dulla@kontakt.al
Afati i aplikimit: 20.12.2021