“Sfidat dhe metodat inovative të
bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe Biznesit për nevojat e tregut të punës”.
Në mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në kuadër të Programit Erasmus+, Geobiz, nga UPT dhe partnerët e projektit. në datën 30.06.2021, u zhvillua Workshop-i “Sfidat dhe metodat inovative të bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe biznesit për nevojat e tregut të punës”.
Në takim morën pjesë Zv. Rektorja e UPT Prof. Asoc Elfrida Shehu, Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Asoc Bernard Dosti, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Prof. Asoc. Neritan Shkodrani, Dekani i Fakuletit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laci, PhD Zeljko Bacic, PhD Vesna Posloncec-Petric nga Universiteti i Zagrebit, Prof. Dr. Murat Meha nga Universiteti “Hasan Prishtina” Kosovë, përfaqësueja e zyrës Erasmus në Shqipëri Znj. Ada Ramaj, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private që operojnë në fushën e gjeo-informatikës.
Në qendër të diskutimeve të Workshop-it ishte përmirësimi i kurrikulave në fushën e gjeo-informatikës, duke u fokusuar te lidhja Akademi-Biznes, për të bërë të mundur një përthithje të studentëve nga tregu i punës.
Për Projektin e plotë kliko LINKUN
Për Workshop Geobiz kliko LINKUN