Kërko

Njoftim: Zhvillohet Leksion i hapur në fushën e Pronësisë Intelektuale

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës me Drejtorinë e Përgjthshme të Pronësisë Intelektuale në datën 24 prill, ora 13.00, në sallën “Silvano Pedrollo” do të zhvillohet një Leksion i hapur në fushën e Pronësisë intelektuale.

Ftohen të marrin pjesë studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës për t’u informuar mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale, për të zbuluar se si shpikësit, krijuesit dhe sipërmarrësit e rinj mund të përdorin të drejtat e pronësisë intelektuale (IP) për të arritur qëllimet e tyre, për të gjeneruar të ardhura, për të krijuar vende pune dhe për të trajtuar sfidat lokale dhe ato globale.

Gjithashtu do të keni mundësinë të njiheni me rastet e suksesit të studentëve tanë që aktualisht janë duke punuar në Mynih në Zyrën Europiane të Patentave.