Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës me kompaninë Alumil dhe në kuadër të aktiviteteve të Zyrës së Karrierës, me qëllim lidhjen e studentëve me tregun e punës dhe mundësitë për internship dhe punësim, në datën 22 nëntor 60 studentë të Fakultetetit të Inxhinierisë Mekanike, Elektrike dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, vizituan nga afër ambjentet e kompanisë Alumil. Në këtë vizitë studentët u njohën nga afër me proceset praktike të punës në fabrikë si dhe me politikat e menaxhimit të shitjeve të kompanisë. Ata u informuan mbi mundësitë e kompanisë për internshipe dhe punësim. Kjo vizitë u realizua nga bashkëpunimi i Qendrës së Karrierës në Rektorat, me Zyrat e Karrierës në fakultetet FIM, FIE, FIN dhe pedagogët përgjegjës për realizimin e praktikës.