Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Risi Albania, në shërbim të përmirësimit të kapaciteteve dhe rritjes së rolit të Qendrës së Karrierës, zhvilloi trajnimin e punonjësve të kësaj qendre.
Trajnimi u zhvillua në dy sesione 6-10 Qershor dhe 20-24 Qershor 2022.
Stafi u trajnua për këto tema:
· Krijimi i Qendrës së Karrierës
· Teoritë bazë në Këshillim Karriere
· Shërbimet që ofron Qendra e Karrierës
· Eficienca personale
· Informatat mbi Tregun e Punës
· Tregu i Punës
· Intervista
· Organizimi dhe menaxhimi i Punes Praktike/stazhit