Universiteti Politeknik i Tiranës mori pjesë në Panairin “Work & Study 2021”.
Ky eveniment, një markë e kthyer tashmë në traditë, zhvilluar në datat 29 maj – 1 qershor 2021, u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
Pjesë e Panairit ishin institucionet publike dhe private të Arsimit të Lartë, kompanitë ofruese për punësim si dhe shtëpitë botuese të librit shkollor.
Në këtë aktivitet Universiteti Politeknik i Tiranës ekspozoi ofertat e studimit, aktivitetet trajnuese dhe informuese për të gjithë të rinjtë e interesuar:
· maturantë;
· te sapodiplomuar, për të çuar përpara karrierën e tyre;
· të sapodiplomuar, për të identifikuar mundesitë për vazhdim të metejshëm të studimeve të thelluara dhe formimit të tyre akademik;
Në aktivitet morën pjesë specialistë të drejtorive të Rektoratit dhe specialistët e këshillimit të karrierës të Fakulteteve.
Të tilla veprimtari synojnë të hedhin strategji të reja në tregun e punës dhe studimit.