SHPALLJE TE HAPJES SE PROGRAMEVE TE PRAKTIKAVE MESIMORE/ GRADUATE INTERNSHIPS
MESONI ME SHUME RRETH NESH SI NJE PUNEDHENES I MUNDSHEM NDERKOHE QE NE MESOJME ME SHUME RRETH JUSH
- PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
Gener2 përfaqëson një nga kompanitë më me emër në sektorin e ndërtimeve e të zhvillimit të infrastrukturës në Shqipëri. Kompania zotëron një gamë të zgjeruar aktivitetesh të shtrira në industri të tilla si ndërtim, infrastrukturë e menaxhim projektesh inxhinierike, energji e telekomunikacion, menaxhim pronash e pasurish të paluajtshme, aktivitete komerciale, ISP dhe media. Në rrugëtimin afro 30 vjecar, kompania Gener 2 ka prezantuar risi që kanë lënë gjurmë në tregun shqiptar e atë rajonal, duke zhvilluar projekte strategjike, duke zbatuar standarde të larta cilësore të bazuara në eksperiencat më të mira bashkëkohore ndërkombëtare, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Në kuadër të zhvillimit të politikave rinore te punesimit, kompania Gener 2, shpall hapjen e thirrjes për aplikim në Programet e Praktikave Mësimore pranë kompanise dhe projekteve specifike të saj.
- TITULLI
Praktike Mesimore
- KRITERET KRYESORE
Janë të inkurajuar të aplikojnë në këtë program:
- Studentë të degëve/ profileve: Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike.
- Studentë të cilët janë duke kryer studimet në nivelin Master, cikli i parë dhe i dytë;
- Të sapodiplomuar (prej 1 një viti);
- Studentë, mesatarja e të cilëve është 7.5;
- Kohëzgjatja e praktikës mësimore eshtë deri 6 (gjashtë ) muaj;
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Curriculum Vitae;
- Shkresa nga Universiteti përkatës me kërkesën për kryerjen e praktikës mësimore;
- Diplomë e shkollës së lartë në rastin kur kandidati ka përfunduar studimet e larta;
- Lista e notave :
- Në rast se kandidati vazhdon studimet e larta, lista e notave të semestrave të përfunduar deri në momentin e aplikimit, e lëshuar nga Universiteti ku kandidati po kryen studimet e larta.
- Plotesimi i Formularit të Aplikimit për Praktikë Mësimore të cilin do ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare gener2.al në seksionin “Aplikoni për praktikat mësimore”
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë dokumentat e mësipërme nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al
Afati i fundit i aplikimit është data 10 Shkurt 2023, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”