Kërko

Njoftim: Thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur thirrjen e shtatë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, Institucione Publike të Pavarura, Institucionet të tjera private dhe Organizatat jofitimprurëse të cilat u futen ketë vit në skemë.

Thirrja e shtatë e Programit është një mundësi për të gjithë të rinjtë nga mosha 21 deri në 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme. Zhvillimi i praktikës të punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Procesi aplikimit ka filluar në datë 1 korrik 2022 dhe përfundon më datë 31 korrik 2022. Aplikimi kryhet në platformën zyrtare të programit https://praktika.riniafemijet.gov.al/.

Programi mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike apo private si dhe OJF. Gjatë fazës së parë të këtij programi do të realizohen detyra dhe angazhime në institucionet përkatëse, bazuar në një plan pune tre – mujor, të drejtuar nga një mbikëqyrës. Programi fillon në datë 12 shtator 2022 dhe përfundon në datë 12 dhjetor 2022.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të programit, praktikantët do të pajisen me çertifikatë të lëshuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Departamenti i Administratës Publike. Gjithashtu, institucionet bëjnë përzgjedhjen e praktikantëve që do të punësohen me kontratë 1 vjeçare, duke u bazuar te performanca e vlerësimit të praktikantëve, si dhe nevojave të secilit institucion.

Ju bëjmë me dije se deri më tani kanë aplikuar vetëm 304 të rinj, nga 1700 pozicione vakante.