Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Kompaninë Mitsubishi Cooperation (MC), hapet thirrja për një bursë studenti, në Keio University, për vitin akademik 2022 – 2023.
Studenti i përzgjedhur do të zhvillojë 5 muaj studime në kuadër të një programi shkëmbimi, pranë Universitetit Keio, në Tokio, Japoni.
Kriteret për përfitmin e bursës:
1. Studenti të jetë i regjistruar në një program studimi, Master, në Universitetin Politeknik të Tiranës.
2. Të jetë me rezultate shumë të mira.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
1. Kopja e pasaportës, ose kartës së identitetit;
2. Letër motivimi.
Afati i aplikimit, pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT, është deri në datë 11 Nëntor 2022, ora 12.00.
Për informacione shtesë mund të kontaktoni në email: abeqo@upt.al ose rkodra@upt.al