Kërko
Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Njoftim: Programi B4Students

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

 Programi B4Students/ 3 mundësi për studentët përgjatë muajit  nëntor.

Dëshirojmë t’ju informojmë për aktivitetet e programit B4Students, planifikuar për këtë muaj  për promovimin e tyre si mundësi karriere për studentët në të gjitha vitet/ciklet:

 

  1. Business Challenge Competition, në bashkëpunim me SCAN tv, mirëpret studentët, të cilët janë gati të analizojnë një sfidë reale biznesi dhe të krijojnë propozimet e tyre për zgjidhje. Për fituesit, programi ofron shpërblim monetar, rimbursim të një kursi trajnimi si dhe mundësi për të ndjekur programin e Praktikës & Punësimit në kompani të Grupit BALFIN.

 

 

  1. Business Idea Competition mirëpret të gjithë studentët të cilët kanë një ide biznesi, por ju nevojitet mbështetje financiare dhe/ose teknike për ta zhvilluar më tej. Për fituesit, programi ofron grant deri në 5 mijë euro dhe mentorim për 6 muaj nga ekspertë të industrisë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit ftohen të ndjekin trajnime të dedikuara për zhvillimin e aftësive të biznesit.

 

 

  1. Social Clubs mirëpret grupe/klube studentore nga çdo institucion i arsimit të lartë në vend të cilat kanë një ide për realizimin e një aktiviteti me impakt pozitiv në komunitet. Për fituesit, programi ofron grant deri në 2 mijë euro si fond për mbulimin e shpenzimeve që rrjedhin nga implementimi i projektit, si dhe këshillim nga ekspertë të projekteve gjatë fazave të realizimit.

 

 

Në rreth një vit e gjysëm rrugëtim, falë edhe mbështetjes dhe kontributit tuaj, programi B4Students ka mundësuar zhvillimin e praktikës profesionale për 200 studentë, krijimin e 3 bizneseve/startups të reja, financimin e 2 projekteve sociale nga klube studentore dhe investimin në infrastrukturë për 3 fakultete publike. Të gjitha rezultatet e programit janë pasqyruar me artikuj të dedikuar në https://b4students.com/blog/.

 

B4Students është program i ndërtuar nga Grupi BALFIN në kuadër të nismave të përgjegjshmërisë sociale të saj për të ofruar mbështetje të strukturuar në adresimin e nevojave të studentëve për sipërmarrje, punësim dhe aftësim praktik.