Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe agjencisë Ali Agenzia per il Lavoro S.p.A, ditën e martë, datë 25 shkurt 2025, ora 13.00, në sallën Aula Magna në Rektorat, zhvillohet një takim me përfaqësues të kësaj agjencie.
Qëllimi i takimit është informimi i studentëve për mundësitë që Ali Agenzia per il Lavoro S.p.A. dhe Elettromaris ofrojnë për të studiuar në Itali, duke kombinuar trajnimin praktik me arsimin e specializuar.
Sektorët kryesorë ku operon Elettromaris janë IT dhe automatizimi industrial.
Studentët aplikantë të përzgjedhur, pas përvojës në Elettromaris, do të kthehen në Shqipëri për të hapur dhe menaxhuar zyrat e kompanisë, të cilat do të operojnë në vendin tonë.
Ftohen të marrin pjesë në takim studentë të nivelit Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
Për informacion rreth kësaj kompanie, ju lutemi lexoni materialet bashkëlidhur.
Studentët e interesuar janë të lutur të regjistrohen në Google Meet, për të marrë pjesë në takimin online, në datë 10 shkurt 2025, ora 15.00 – 16.00, ku është përfshirë skica e prezantimit me temat që do të trajtohen gjatë takimit të datës 25 shkurt.
Regjistrimi u jep mundësi studentëve të krijojnë kontakte paraprake. Ali Agenzia per il Lavoro S.p.A do t’u kërkojë studentëve CV-të e tyre.
Linku i takimit online, i datës 10 shkurt 2025, ora 15.00 – 16.00