Kërko
Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Njoftim: Per Studentet e FIN

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

                                                                                                                     Tiranë, më    03.11.2022                                                           

 

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë studentët e FIN-së të ciklit të parë të studimeve Bachelor dhe studentët e Ciklit të dytë “Master Shkencor” dhe “Master Profesional”, që brenda datës 01.12.2022, të sjellin pranë zyrës së Financës dokumentacionin provues ligjor të plotësimit  të kritereve përkatëse për :

  • Përjashtimin nga Tarifa e Shkollimit sipas kategorive që përfitojnë nga VKM.Nr.40 datë 23.01.2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM Nr.269, datë 29.03.2017, ”Për përcaktimin e kategorive  të individëve  që plotësojnë  kriteret  e pranimit  në një program të  ciklit të parë të studimeve në një program  të Integruar të studimeve ose në një program  të studimeve profesionale, që përjashtohen  nga tarifa vjetore e shkollimit” të ndryshuar”.

 

  • Përfitimin e të drejtës së bursës të plotë sipas kategorive që përfitojnë nga VKM Nr.39 datë 01.2019 ‘Për disa ndryshime  në Vendimin Nr.903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave  nga fondi I mbështetjes  studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë  në programe studimi  në fushat prioritare  dhe student në nevojë”, të ndryshuar”.

 

  • Përfitimin e reduktimit të tarifës së Shkollimit në masën 50% sipas kategorive që përfitojnë nga VKM Nr.780 datë 26.12.2018,”Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë  të studimeve, në institucionet  publike të arsimit të lartë”.

 

Për sqarim

 

  • Për studentët exselent (Bachelor) që kanë notë mesatare të vitit parardhës nga 9 (nëntë) -10 (dhjetë) nuk do të sjellin asnjë dokumentacion në Financë pasi, do të procedohet nga ana jonë nëpërmjet Sekretarisë Mësimore.

 

  • Për studentët exselent (bachelor) që kanë notë mesatare  të maturës Shtetërore (me vkm)  nga 9 (nëntë) -10 (dhjetë) nuk do të sjellin asnjë dokumentacion në Financë pasi, do të procedohet nga ana jonë nëpërmjet Listës së QSHA-së.

 

  • Për studentët exselent ( Master Shkencor dhe Profesional” që kanë  notë mesatare nga 9 (nëntë) -10 (dhjetë) (për student të vitit të II, mesatare e vitit parardhës dhe për studentët e vitit I mesatare e ciklit të parë të studimeve bachelor)  nuk do të sjellin asnjë dokumentacion në Financë pasi, do të procedohet nga ana jonë nëpërmjet Sekretarisë Mësimore.

 

  • Theksojmë se për studentët e ciklit të dytë të studimeve, afati  për shqyrtim  dhe miratim të listës së studentëve që plotësojnë kriteret për reduktim  nga tarifa vjetore, është  Brenda muajit Dhjetor. Pas këtij afati Bordi I Administrimit nuk miraton rivendosje në afat.

 

Më Poshtë do të gjeni formularin e dokumentacionit të nevojshëm që duhet të sillni për cdo kategori që përfaqësoni.

FORMULARI I PERJASHTIMIT NGA TSH.MASTER

FORMULARI I PERJASHTIMIT NGA TSH

FORMULARI I PERFITIMIT TE BURSES

ADMINISTRATORI I FIN