Kërko

NJOFTIM: PËR PYETËSORIN STUDENTOR

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

I dashur student,

Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga “Ligj Nr. 80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.

Nëpërmjet këtij pyetësori, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin e tij mbi procesin mësimor dhe personelin akademik si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike. Ky pyetësor na ndihmon të krijojmë një panoramë të përgjithshme të problematikave në UPT, duke u fokusuar tek shqetësimet e studentëve, për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.

Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 31 Maj, deri më 07 Qeshor 2022 nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.

Link: http://bit-albania.com/

Përgjigjet e pyetësorit ruhen dhe përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen të dhëna statistikore për të evidentuar problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Në çdo rast, analiza e të dhënave të pyetësorit do të kryhet pas përmbylljes së sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.

Plotësimi i pyetësorit do të bëhet për çdo pedagog që merr pjesë në procesin e mësimdhënies në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt në këtë semestër dhe lëndët vjetore të cilat nuk kanë qënë pjesë e pyetësorin në Semestrin e parë.

Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces.

Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike duke vazhduar traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.

 

Ju falënderojmë për bashkëpunimin,

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

Shënim:

  • Për problematika në plotësimin e pyetësorit apo për pasaktësi në të, jeni i lutur t’i drejtoheni sekretarisë mësimore ose zyrës për sigurimin e cilësisë në fakultetit tuaj
  • Për problem të tjera lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë në UPT mund të kontaktoni me Drejtorinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë: http://upt.al/cilesia-ne-upt

 

 

PYETËSORI STUDENTOR

INFORMACION MBI MARRJEN E FJALËKALIMIT PËR HERË TË PARË

NË SEKRETARINË MËSIMORE ONLINE

 

Me qëllim pjesëmarrjen në Pyetësorin Studentor për Vitin Akademik 2021-2022, Semestri I, studentët e vitit të parë dhe ata që nuk e kanë përdorur më parë Sekretarinë Mësimore Online duhet të aksesojnë Portalin në linkun:

http://bit-albania.com/ (klikoni UPT)

Për marrjen e fjalëkalimit për herë të parë, ndiqni instruksionet në videon tutorial (shih ilustrimin më poshtë):

 

 

  KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON

 

Shënim:

  • Për problematika në marrjen e fjalëkalimit, jeni i lutur t’i drejtoheni sekretarisë mësimore pranë fakultetit tuaj.
  • Për problem të tjera lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë në UPT mund të kontaktoni me Drejtorinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë: http://upt.al/cilesia-ne-upt