Kërko

Njoftim: PËR APLIKIM TË STUDENTËVE PËR TË PËRFITUAR BURSË FINANCIARE, PËRJASHTIM/REDUKTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

PËR APLIKIM  TË STUDENTËVE PËR TË PËRFITUAR:

BURSË STUDIMI, PËRJASHTIM/REDUKTIM  NGA TARIFA E SHKOLLIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022

Në  mbështetje të :

– VKM.  Nr.39 datë  23.01.2019 ‘Për disa ndryshime  në Vendimin Nr.903, datë 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave  nga fondi I mbështetjes  studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë  në programe studimi  në fushat prioritare  dhe student në nevojë”, të ndryshuar”,  duke filluar nga data 20.10.2021, e në vazhdim, studentët  e Ciklit të parë të studimeve (Bachelor) të cilët plotësojnë kriteret e VKM-së së mësipërme, të sjellin në Zyrën e Financës, dokumentacionin justifikues për kategorinë që përfaqëson dhe Formularin e aplikimit Nr. 1 (të plotësuar), që gjendet bashkëngjitur në këtë njoftim.

-Ju bëjmë me dije se: studentët të cilët do të aplikojnë pas muajit dhjetor, në rast miratimi për të përfituar bursë, do të trajtohet financiarisht  që nga muaji pasardhës I aplikimit.

-VKM Nr. 40 datë 23.01.2019  “Për disa ndryshime dhe shtesa  në VKM Nr.269, datë 29.03.2017, ”Për përcaktimin e kategorive  të individëve  që plotësojnë  kriteret  e pranimit  në një program të  ciklit të parë të studimeve në një program  të Integruar të studimeve ose në një program  të studimeve profesionale, që përjashtohen  nga tarifa vjetore e shkollimit” të ndryshuar”, duke filluar nga data 20.10.2021, e në vazhdim, studentët  e Ciklit të parë të studimeve (Bachelor) të cilët plotësojnë kriteret e VKM-së së mësipërme, të sjellin në Zyrën e Financës, dokumentacionin justifikues për kategorinë që përfaqëson dhe Formularin e aplikimit Nr.2 (të plotësuar), që gjendet bashkëngjitur në këtë njoftim.

-VKM. 780 datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit  në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë”,  studentët e ciklit të dytë të studimeve, që plotësojnë  kriteret për reduktimin e tarifës së shkollimit (në masën 50%), (Master Profesional dhe Shkencor)  duke filluar nga data 20.10.2021, deri në fund të muajit Dhjetor 2021, studentët  të cilët plotësojnë kriteret e VKM-së së mësipërme, të sjellin në Zyrën e Financës, dokumentacionin justifikues për kategorinë që përfaqëson dhe Formularin e aplikimit Nr.3 (të plotësuar), që gjendet bashkëngjitur në këtë njoftim.

  • Për studentët exelent të vitit I, për cdo program studimi me mesatare të  Maturës Shtetërore 9 (nëntë) – 10 (dhjetë), nuk do të sjellin  asnjë dokumentacion në fakultet. Me këtë kategori studentësh do të procedojmë me listën e QSHA-së dhe në momentin e miratimit të kësaj listen në Bordin e Administrimit të UPT-së, listat do të shpallen në  Fakukltet. Të gjithë studentët e miratuar në këtë listë, do të sjellin në Zyrën e Financës numër të llogarisë bankare, pranë Credins Bank.
  • Për studentët exelent, Bachelor, Viti II dhe III, të cilët kanë mesatare 9 (nëntë) – 10 (dhjetë), me të gjitha kreditet e vitit paraardhës të shlyera, nuk do të sjellin documentacion në Fakultet, pasi për këtë kategori,  informacioni do të merret nga Sekretaria Mësimore. Pas miratimit të kësaj liste në Bordin e Administrimit të UPT-së, listat do të shpallen në  Fakukltet. Të gjithë studentët e miratuar në këtë listë, do të sjellin në Zyrën e Financës numër të llogarisë bankare, pranë Credins Bank.
  • Për studentët exelent, Master Profesional/Shkencor, Viti I, të cilët kanë mesatare 9 (nëntë) – 10 (dhjetë), të të gjithë ciklit të parë të studimeve (Bachelor) nuk do të sjellin documentacion në Fakultet, pasi për këtë kategori,  informacioni do të merret nga Sekretaria Mësimore. Pas miratimit të kësaj liste në Bordin e Administrimit të UPT-së, listat do të shpallen në  Fakukltet. Të gjithë studentët e miratuar në këtë listë, do të sjellin në Zyrën e Financës numër të llogarisë bankare, pranë Credins Bank.
  • Për studentët exelent, Master Shkencor, Viti II, të cilët kanë mesatare 9 (nëntë) – 10 (dhjetë), dhe kanë shlyer të gjitha kreditet e vitit paraardhës, nuk do të sjellin documentacion në Fakultet, pasi për këtë kategori,  informacioni do të merret nga Sekretaria Mësimore. Pas miratimit të kësaj liste në Bordin e Administrimit të UPT-së, listat do të shpallen në  Fakukltet. Të gjithë studentët e miratuar në këtë listë, do të sjellin në Zyrën e Financës numër të llogarisë bankare, pranë Credins Bank.

ORARI I DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE NË ZYRËN E FINANCËS:

Cdo ditë, nga ora 10.00 – 12.00

BASHKËLIDHUR DOKUMENTACIONI PËRKATËS SIPAS KATEGORIVE

KLIKO ketu FORMULAR APLIKIMI PER BURSË

KLIKO ketu FORMULAR APLIKIMI TARIFË SHKOLLIMI BACHELOR

KLIKO ketu FORMULAR APLIKIMI TARIFË SHKOLLIMI MASTER