Kërko
Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Njoftim: Ofrohen bursa studentore, pranë Shoqërisë “ARKONSTUDIO” sh.p.k, për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Shoqërisë “Arkonstudio” shkp., ofrohen bursa për studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Kriteret e Aplikimit:

Të jenë studentë, të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, viti i katërt ose i pestë. Procesi i përzgjedhjes së studentëve ndjek një procedure rigoroze, ku standard eshte merita dhe njohuritë. Përzgjedhja e studentëve do të bëhet në bazë të rezultateve të tyre.

Numri total i studentëve:

· 5 studentë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës;

· 5 studentë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Dokumentacioni për aplikim:

1. CV;

2. Fotokopje pasaporte;

3. Letër motivimi

4. Vërtetim studenti;

5. Listë notash deri në momentin e aplikimit.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit, pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT: 28 janar 2022.

Për informacione mbi ARKONSTUDIO Architecture/Engineering/Construction, ju lutemi klikoni në linkun: Arkon Studio – Urban Planning & Design

Address: Rr.Mihal Duri, Objekti nr.33, Tirana – Albania

Për informacione shtesë mund të kontaktoni në e-mail: rkodra@upt.al , abeqo@upt.al