Me kënaqësi ju informojmë se më datë 28 shkurt 2025, ora 11:00 në sallën Aula Magna u organizua me sukses takimi me përfaqësuesit e Universita di Trento dhe me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Aktiviteti mblodhi studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Inxhinierisë së Mjedisit të motivuar për të eksploruar mundësi të reja karriere dhe Erasmus (bursa) që Universiteti I Trentos ofronte për ta.
Ky aktivitet rezultoi një platformë e rëndësishme ndërveprimi, që promovoi lidhjen mes Universitetit Politeknik të Tiranës me Fakultetin e Inxhiniersisë së Ndërtimit dhe Universitetit të Trentos me mundësitë që ata ofronin për studentët tanë.
Falënderojmë Universitetin e Trentos dhe studentët që kontribuan në suksesin e këtij takimi dhe shpresojmë që të vazhdojmë këtë traditë të vlefshme edhe në të ardhmen.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit