Kërko
Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Njoftim mbi Panairin e Karrierës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

Me kënaqësi ju informojmë se më datë 11 dhjetor 2024, ora 10:00-12:00 u organizua me sukses Minipanairi i Karrierës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Aktiviteti mblodhi 3 nga kompanitë më të njohura nga sektori i ndërtimit dhe industrive të lidhura si:

  1. Kompania “Kontakt shpk”
  2. Kompania “Alca shpk”
  3. XH & M Group

Gjithashtu morën dhe qindra studentë të motivuar për të eksploruar mundësi të reja karriere.

Gjatë panairit, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me profilin profesional të kompanive pjesëmarrëse, duke diskutuar për praktika profesionale, internshipe dhe mundësi punësimi. Përfaqësuesit e kompanive vlerësuan angazhimin dhe përgatitjen e studentëve tanë, duke shprehur interes të lartë për të bashkëpunuar më tej.

Kompania “Kontakt shpk” në orën 12:00 në sallën “Aula Magna” realizoi dhe një prezantim më të detajuar për të njohur komaninë, projektet që ata mernin pjesë dhe mundësitë  që ata ofronin për studentët.

Ky aktivitet rezultoi një platformë e rëndësishme ndërveprimi, që promovoi lidhjen mes akademisë dhe tregut të punës. Falënderojmë të gjitha kompanitë dhe studentët që kontribuan në suksesin e këtij panairi dhe shpresojmë që të vazhdojmë këtë traditë të vlefshme edhe në të ardhmen.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit