Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Kërko

NJOFTIM- Konkursi i Ideve të Biznesit

Share on email
Email
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on linkedin
LinkedIn
Share on print
Printo

Konkursi i Ideve të Biznesit nga B4Students, mbështetur nga Grupi BALFIN.

Përmes këtij konkursi ne synojmë të kontribuojmë në vetëpunimin e studentëve duke ofruar mbështetje për ata që kanë dëshirë dhe vullnet për të ndërtuar biznesin e tyre, si më poshtë:

  •   Grant deri në 5000 euro (për 3 aplikimet më të vlerësuara)
  • Kreditim preferencial në Tirana Bank (mundësi në rast nevoje)
  • Trajnime tematike nga profesionistë të fushës me përvojë
  •   Ekspozim me Grupin BALFIN si investitor i mundshëm
  •   Follow-up dhe mentorim në hapat e parë të biznesit
  •   Networking me kompanitë partnere të programit

Për t’u bërë pjesë e konkursit, studentët, individualisht apo në grup, duhet të aplikojnë me idetë e tyre të biznesit, duke plotësuar formularin online të aplikimit (kliko këtu).

Formulari i aplikimit kërkon të dhëna të kontaktit të studentit/ëve aplikues dhe informacion të strukturuar thjeshtë rreth idesë së biznesit. Aplikimi mund të kryhet në gjuhën shqipe ose angleze.

Për detaje të tjera si kohështrirja dhe fazat e konkurrimit, kriteret e vlerësimit, anëtarët e jurisë, etj studentët mund të infomohen në linkun http://b4students.com/business-idea-competition/

Aplikimet do të pranohen deri më datë 30 Qershor 2021.