Kërko

Njoftim: Konkurs kombëtar në fushën e Pronësisë Intelektuale

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo


Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale – 26 prill 2022

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale ju njoftojmë se në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, kjo drejtori organizon një konkurs kombëtar me studentë të Institucioneve të Arsimit të Lartë, me sloganin “Inovacioni për një të ardhme më të mirë”.

Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2022 fokusohet tek Pronësia Intelektuale dhe Rinia, që inovojnë për një të ardhme më të mirë.

Kjo është një mundësi që ju të shprehni talentin tuaj krijues në fusha të ndryshme të jetës sonë. Ky konkurs kërkon të nxisë studentët drejt punës kërkimore shkencore.

Ftohen të gjithë studentët e interesuar që për detaje të mëtejshme të klikojnë këtu.