Encon Consulting Albania ka filluar aktivitetin në 2011, dhe sot eshte nje nder kompanite me te medha ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme.
Si rrjedhoje e zgjerimit te kompanise ka lindur nevoja për nje Specialist te Vlerësimit të Pasurive, në zyrat qendrore në Tiranë.
Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion kërkues.
Kerkohet Specialist i Vlerësimit të Pasurive
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ndjek proçesin e vlerësimeve të kolateraleve që merren si garanci në proçesin e dhënies së kredive, para apo pas disbursimit;
për të siguruar mbrojtjen e bankës nga risku i dëmtimit të burimit sekondar të shlyerjes së kredisë.
Përgjegjësite kryesore përfshijnë:
- Kryen vleresimin e pronave te ndryshme duke bere analizen e tregut per te percaktuar vleren e tregut.
- Kur eshte e nevojshme kryen inspektimin e prones dhe kerkon te dhena krahasuese.
- Pergatit raportin e vleresimit sipas formatit standart te kompanise.
- Mbledh te dhena mbi transaksionet qe percaktojne vleren e pasurive te paluajtshme.
- Dokumenton dhe ruan ne sistem vleresimet qe kryen.
- Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga drejtuesit kohë pas kohe.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar/Aftesi:
- Të ketë përfunduar studimet pasuniversitare për Vlerësues të pasurive te paluajtëshme, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ose Degën Administrim-Biznes të Fakultetit të Ekonomisë
- Preferohet te të ketë 0-2 vjet pune në sektorin e vlerësimeve të pasurive. (Inkurajohen te aplikojne edhe aplikant me pak pervoje)
- Avantazh nëse është i pajisur me liçencën e vlerësuesit të pasurive të paluajtëshme (shkalla e parë ose e dytë)
– CV
– Liçencën e vlerësimit të pasurive të paluajtëshme (nqs disponon)
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre ne linkun APPLY NOW.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.