Kërko
Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Njoftim: Hapet thirrja për mobilitete (bursa) studentësh të UPT-së, në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus +, në Van Hall Larenstein University, Holandë

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Mjedisit, në Van Hall Larenstein University, Holandë.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, viti i III Bachelor, ose viti i I Master Shkencor.

 

Kohëzagjatja e bursave:

  • 1 semestër – semestri i I i vitit akademik 2022 – 2023, 5 shtator 2022 – 3 mars 2023

 

Fusha e studimit:

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, (Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit).

 

Numri total i studentëve: 2

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti;
  • Listë notash e studimeve deri në momentin e aplikimit;
  • Letër Motivimi, e përfshirë në formatin bashkëlidhur të aplikimit – Candidate for exchange KA107;
  • Çertifikatë e gjuhës së huaj*;
  • Dokumenti Learning Agreement**

 

 

 

*Ofrohen kurset e studimit në gjuhën angleze, ku niveli minimal i kërkuar është B2. (CEFR B2, TOEFL mbi 550 pikë), Studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar të gjuhës angleze, duke e vërtetuar me çertifikatën përkatëse të gjuhës së huaj. Përpara pranimit përfundimtar nga Van Hall Larenstein University, studenti do t’i nënshshtrohet një testi me shkrim të gjuhës angleze dhe një interviste me gojë nga përfaqësues të univeristetit pritës. Studenti, për t’u kualifikuar, duhet të arrijë minimalisht 60 pikë në këtë test.

 

**Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Van Hall Larenstein University lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

 

Për të shkarkuar formatin e “Learning Agreement”, ju lutemi, klikoni te link-u:

http://upt.al/images/stories/projekte/ANEKS%202%20-%20Mobility-agreement-studies,%20student.pdf

 

Bashkëlidhur gjeni programin e ofruar nga Van Hall Larenstein University, për semestrin e parë të vitit akademik 2022 – 2023, me tre drejtimet kryesore.

Aplikimi kryhet pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit, në UPT.

Afati për aplikim: Deri më 12 prill 2022

Për informacione shtesë në lidhje me procesin  e aplikimit, mund të kontaktoni në e-mail: enkelejda.gjinali@gmail.com , omarko@fin.edu.al , abeqo@upt.al , rkodra@upt.al .