Hapet thirrja për mobilitete (bursa) studentësh të UPT-së, në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus+
në École Nationale du Génie et de l’Eau et de l’Environnement de Strasbourg, ENGEES, Francë.
Në kuadër të programit Erasmus+ dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, në École Nationale du Génie et de l’Eau et de l’Environnement de Strasbourg, ENGEES, Francë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve për studime
Nivelet e mobilitetit për studentët: Studentët duhet të jenë të regjistruar aktualisht në programin e studimit Bachelor, viti i tretë, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit. Studentët, gjatë kohës së kryerjes së studimeve në ENGEES, do të jenë viti I parë Master.
Kohëzagjatja e bursave: Master i shkencave, 1 semestër, semestri i parë (autumn semester) i vitit akademik 2024 – 2025.
Numri total i studentëve: 3 studentë
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Listë notash të studimeve Bachelor;
– Letër Motivimi;
– Dokumenti Learning Agreement*;
– Çertifikatë e gjuhës së huaj**.
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në ENGEES, lëndë të njëjta ose ekuivalente me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ te seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore.
**Ofrohen kurset e studimit në gjuhën angleze, ku niveli minimal i kërkuar për gjuhën është B2. Studenti duhet të plotësojë nivelin minimal të kërkuar për gjuhën, duke e vërtetuar me çertifikatën përkatëse të gjuhës së huaj.
Për informacion të plotë mbi ENGEES dhe listën e kurseve që ofron, ju lutemi klikoni te:
- Description of the semester contents:https://engees.unistra.fr/en/international/studying-at-the-engees/come-for-an-exchange-semester
- Taught in English :
- General presentation of ENGEES and testimonials
- Presentation video: https://www.youtube.com/watch?v=Me0-sfRRl7w
- Brochure: https://fr.calameo.com/books/002621570c164d34bd476
- Students testimonials:https://youtu.be/-UV6mV-UZgs
Afati për aplikim: Deri më 01 prill 2024, ora 12.00
Për informacione shtesë në lidhje me procesin e aplikimit mund të kontaktoni në email: rkodra@upt.al , abeqo@upt.al .