Kërko

Njoftim: Hapet thirrja për mobilitet (bursë) stafi të UPT-së, në kuadër të Marrëveshjes KA1 të Programit Erasmus + në Polytechnic Institute of Viseu (IPV), Portugali.

Email
WhatsApp
LinkedIn
Printo

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikim për bursë për mobilitet për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Polytechnic Institute of Viseu (IPV).

 

Lloji i mobilitetit përfshin: Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie.

Fusha e studimit:

  • Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit;
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike.

Kohëzagjatja e bursës: 5 ditë + udhëtimi, semestri i II i vitit akademik 2021 – 2022.

 

Numri total i stafit: 8

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin:

 

  • CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Diploma e nivelit të fundit të studimeve;
  • Çertifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • Aprovim nga përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për t’u kryer në universitetin pritës*;
  • Letra konfirmuese nga universiteti pritës**;
  • Dokumenti i Mobility Agreement (Staff Mobility for Teaching) për stafin akademik në universitetin pritës***.

 

*Plani i mobilitetit për mësimdhënie (teaching), si dhe periudha e propozuar e mobilitetit për stafin, duhet të aprovohet/firmoset paraprakisht nga përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikani bën pjesë.

 

**Kandidatët që do të aplikojnë për të qenë pjesë e mobiliteteve si staf në universitetin pritës, paraprakisht duhet të kenë aprovimin nga universitetin pritës (Dekan/Titullar Departamenti ose program studimi/Profesor), për kryerjen e aktivitetit gjatë periudhës së mobilitetit. Ai/ajo do të duhet t’ju dërgojë një dokument paraprak aprovues, të cilin do të duhet ta bashkangjisni me dokumentet e tjera për aplikimin tuaj.

 

*** Mobility Agreement për Teaching (mësimdhënie) për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit, i cili është aprovuar paraprakisht nga përgjegjësi i njësisë bazë, sipas pikës më sipër. Kjo është formë standarde e Erasmus+ dhe firmoset nga aplikanti dhe personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin Politeknik të Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

 

Afati për aplikim, pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT: Deri më 7 Maj 2022

 

Për informacione shtesë në lidhje me procesin e aplikimit në UPT mund të kontaktoni në email: abeqo@upt.al ose rkodra@upt.al .