Fakulteti i Inxhinieris së Ndërtimit, bazuar në Urdhrin Nr. 83, datë 24.10.2024 e Rektorit për “Hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” , për vitin akademik 2024-2025”, njofton hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”në programet e studimit me kuotat përkatëse, si më poshtë:
1. Doktoratë në “Inxhinieri Ndërtimi”, nënfusha “Inxhinieri Mjedisi”, (5 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,
2. Doktoratë në “Gjeodezi”, (4 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,
Urdhëri i Rektorit kliko këtu. Hapja e pranimeve kliko këtu
Për informacion mbi kriteret e përgjithshme të pranimit të kandidatëve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.
Për informacion mbi dokumentacionin për aplikimin për regjistrim në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.
Aplikimet e kandidatëve për studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” do të kryhen nga data 28.10.2024 deri më datë 01.11.2024.