Me këkesën e dates 25.03.2024 “ Për propozim mbi miratimin e draft rregullores për zgjedhjet e Këshillave Studentor në Universitetin Politeknik të Tiranës” një grup studentësh të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit kanë depozituar në Rektorat draft rregulloren për zgjedhjet e Këshillave Studentor në Universitetin Politeknik të Tiranës, me qëllim miratimin e saj në Senatin Akademik dhe fillimin e procedurave për zgjedhjen e strukturave drejtuese studentore.
Duke u bazuar nga ajo që u tha më sipër, me qëllim përfshirjen e të gjithë studentëve në këtë proçes, po ju vëmë në dispozicion draft rregulloren, për tu njohur me të dhe për të paraqitur sugjerimet tuaja lidhur me këtë dokument, përpara miratimit në Senatin Akademik.
Bashkëngjitur do të gjeni “Draft Rregulloren për zgjedhjet e Këshillave Studentor në Universitetin Politeknik të Tiranës”.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.
Xerox Scan_23042024145348