Në mbledhjen e datës 7 Janar 2022 Bordi i Akreditimit vlerësoi Universitetin Politeknik të Tiranës pozitivisht në procesin e (ri)akreditimit institucional. Akreditimi i UPT është i vlefshëm për 6 vite, deri më 6 Janar 2028. Ky është edhe afati maksimal i akreditimit i parashikuar nga legjislacioni në fuqi për institucionet e arsimit të lartë.
Vlerësimi i Bordit të Akreditimit mbështetet mbi Dosjen e Vetëvlerësimit të përgatitur nga UPT dhe në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm të hartuar nga ekspertë të huaj dhe vendas të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ky vlerësim paraqet një arritje të Universitetit Politeknik të Tiranës në përmbushjen e misionit të tij dhe objektivave të zhvillimit duke konfirmuar rritjen e vazhdueshme të cilësisë së mësimdhënies e të kërkimit shkencor, si dhe impaktin e institucionit në vend e në rajon.
Vendimi i Bordit të Akreditimit:
https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet/vendimet-e-mbledhjes-07-janar-2022
Më shumë mbi procesin e akreditimit:
https://www.ascal.al/sq/akreditimi/procedurat-e-vleresimit-dhe-akreditimit
https://www.ascal.al/sq/informacione/lajme/vizita-ne-kuader-te-ri-akreditimit-institucional-te-universitetit-politeknik-i-tiranes