Kërko
Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Historiku

FIN është një nga fakultetet më të vjetra dhe më me eksperience në arsimin e lartë shqiptar. Ai është themeluar më 1951 si Degë Ndertim në kuadër të Institutit te Lartë Politeknik të Tiranës dhe më vonë pjesë e Universitetit të Tiranës. Në vitin 1983 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit u krijua si njësi më vete në përbërje te UT. Që prej krijimit të Institutit Politeknik e deri më sot, FIN si njësi kryesore e UPT-së, i ka dhënë vendit një histori suksesi. Veprat më të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës mbajnë vulën e mendimit të përparuar dhe shkencor te inxhinierëve dhe arkitektëve të formuar në auditorët e FIN. Aktualisht janë diplomuar mbi 6200 studentë të profileve të ndryshme, midis të cilëve mbi 3500 inxhinierë ndërtimi, mbi 1000 inxhinierë hidroteknikë, mbi 900 arkitektë dhe urbanistë, mbi 300 inxhinierë mjedisi, mbi 500 inxhinierë gjeodetë. Aktualisht në FIN studiojnë rreth 4123 studentë të të gjitha profileve.

 

35 Vjetori