Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 25- vjeçare zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Besueshmëria, transparenca, efektiviteti dhe qëndrueshmëria janë parimet që udhëheqin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në punën e tij me partnerët dhe donatorët. FSHZH aplikon metoda novative dhe është i orientuar drejt rezultateve afatgjata në interes të komuniteteve përfituese të projekteve që zbatohen prej tij.
“Fondi Shqiptar i Zhvillimit” shpall thirrjen për praktikantë për studentë të nivelit master. Praktika do të ketë një kohëzgjatje tre mujore dhe do të realizohet në ambientet e punës së Zyrës Rajonale Korçë.
Praktikanti/ praktikantja duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme.
Profili i KERKUAR
- kandidatët duhet të jenë studentë në nivelin master profesional/shkencor në inxhinieri ndërtimi
- të kenë njohuri kompjuterike dhe një gjuhe të huaj, preferohet anglisht
- të kenë aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup
- të kenë banim në qarkun Korçë, preferohen qytetet Korçë, Berat, Elbasan
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV dhe letër interesi nëpërmjet adresës së e-mailit burimenjerezore@albaniandf.org.
Afati i fundit i aplikimit : 20 dhjetor 2020.
Fillimi i praktikës do të përcaktohet në kontratën individuale me kandidatin fitues.