Studentët e MSH në vitin e II dhe studentët e MP në Inxhinieri Mjedisi, zhvillojnë praktika mësimore pranë institucioneve publike ose pranë kompanive private që operojnë në fushën e Trajtimit të Ujit dhe Energjisë. Disa nga institucionet dhe kompanitë private të cilat mirëpresim studentë nga DIM janë:
- Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM);
- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE);
- Agjensia Kombëtare e Mjedisit (AKM);
- Agjensitë Rajonale të Mjedisit;
- Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN);
- Agjensia e Eficencës së Energjisë (AEE);
- Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM);
- Bashki;
- SHUKALB;
- Kompani private që operojnë në fushën e Mjedisit;
- Kompani private që operojnë në fushën e Ngrohje/Ftohje;
- Kompani private që operojnë në fushën e Ndërtimit;
- Kompani private që operojnë në fushën e Planifikimit Urban;
- Etj.
Në fund të kësaj praktike studenti përgatit një relacion përmbledhës të punës së zhvilluar gjatë praktikës mësimore dhe e dorëzon atë pranë DIM për t’u vlerësuar me notë.
Gjatë vitit akademik, studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional bëjnë zhvillojnë vizita studimore pranë veprave të rëndësishme në fushën e Mjedisit, Ujit dhe Energjisë, si: i) Vizitë në impiantin e Bovillës; ii) Vizitë në Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura (Kavajë, Vlorë, Durrës, Pogradec, Lezhë, Korçë); iii) Vizitë në Landfill (Bushat / Maliq / Bajkaj); iv) Vizitë në një hidrocentral; v) Vizitë në TEC-in e Vlorës; vi) Vizitë në një fabrikë prodhimi uji të pijshëm; vii) Vizitë në Inceneratorin e Elbasanit; Etj.