Laboratori i Trajtimit të Ujit
Punët laboratorike që zhvillohen në laboratorin e Trajtimit të Ujit janë:
- Përcaktimi i pH;
- Përcaktimi i përcjellshmërisë elektrike;
- Përcaktimi i turbullirës;
- Përcaktimi i oksigjenit të tretur DO;
- Përcaktimi i nevojës kimike për oksigjen NKO;
- Përcaktimi i nevojës biokimike për oksigjen NBO5;
- Përcaktimi i përmbajtjes së P-total;
- Përcaktimi i përmbajtjes së N-total;
- Përcaktimi i permbajtjes së N-NH4+;
- Përcaktimi i përmbajtjes së N-NO2-;
- Përcaktimi i Metaleve të rënda, etj.
Laboratori i Energjisë
Punët laboratorike që zhvillohen në këtë laborator janë:
- Studimi i konstruksioneve të ndërtimit nëpërmjet kamerës termike;
- Testimi i kolektorëve diellore termik;
- Matja e koefiçentit të transmetimit të nxehtësisë, lagështisë së ajrit dhe pikës së vesës me anë të Termohygrometrit;
- Matja e zhurmave urbane me anë të Sonometrit;
- “Blow-door test”
- Matja e parametrave të ajrit të lagësht (termometri i thatë dhe termometri i lagur);
- Matja e nivelit të zhurmës me sonometër;
- Matja e fluksit të dritës me anë të Luxmetrit;
- Matja e gazeve ndotës si CO, CO2, NO2, SO2, H2S me anë të gazoanalizatorit, etj.
Laboratori i Biogazit
Puna laboratorike që zhvillohen në këtë laborator është “Vlerësimi i sasisë së biogazit të prodhuar nga llumi i impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura urbane i perzierë me biomasa të fermentueshme që shërbejnë si ko-substrate.