Kërko

Programet e Studimit

Departamenti është përgjegjës për procesin e diplomimit të studentëve gjeodetë në degën “Inxhinieri Gjeodezi” dhe lëshon diplomat:

  • Diplomë e Nivelit të Parë (Bachelor): Inxhinieri Gjeodezi (BSc)
  • Diplomë e Nivelit të Dytë Master: Master i Shkencave “Inxhinieri Gjeodezi” dhe Master i Profesional “Inxhinieri Gjeodezi”.
  • Diplomë e Nivelit të Tretë: Doktor i Shkencave në Gjeodezi.


Në total gjatë periudhës 1966-2018 janë diplomuar 1137 Inxhinierë Gjeodetë, 565 prej tyre janë diplomuar gjatë viteve 1966-1990, që nga viti 2008 janë diplomuar 362 Inxhinierë Gjeodetë Bachelor, 127 MP Inxhinierë Gjeodetë që nga viti 2013 dhe 83 MSc. Inxhinierë gjeodetë që nga viti 2010.

Aktualisht në Degën e Gjeodezisë, gjatë vitit akademik 2020-2021 studiojnë 271 studentë të rregullt në dy nivele, sipas Sistemit të Bolonjës.

Numri total i studentëve të rregullt në Gjeodezi (2020 – 2021)

271

Numri i studentëve Bachelor (sipas viteve I/ II/ III)

50/ 53/ 49

Number i studentëve Master (MSc.1/ MSc.2/ MP)

45/ 34/ 40