Rindërtimi i vendit të rrënuar nga pasojat e luftës kundër okupacionit nazi – fashist, ritmet e larta, veçanërisht në tri dekadat e para të zhvillimit të degëve të ndryshme të ekonomisë kombëtare të centralizuar, të arsim kulturës, të shkencës dhe të zhvillimit e të modernizimit të forcave të armatosura në sajë të ndihmës të gjithanëshme të ish vendeve socialiste , krijuan premisat për ngritjen e institucioneve, të ndërmarrjeve e sektoreve topogjeodezike dhe hartografike pranë dikastereve të ndryshme.
Këto institucione e ndërmarrje kishin për detyrë t’u paraprinin studimeve të veprave të ndryshme me sigurimin e bazës topografike në shkallët e duhura, të garantonin zbatimin e tyre në terrenin e dhënë dhe të kryenin ripërtëritjen periodike të hartave për të siguruar aktualitetin e informacionit gjeografik për regjionet me zhvillim më intensiv të forcave prodhuese
Për ngritjen e institucioneve e të sektorëve topogjeodezikë e hartografikë dilte si emergjente problemi i përgatitjes masive të kuadrove të mesëm e të lartë të profilit kryesisht topogjeodet. Në periudhën 1945 – 1947 në vendin tonë ishin gjithsej 10 inxhinierë nga të cilët 6 ushtarakë të përgatitur në shkollat perendimore, si dhe një grup i vogël gjeometrash – topografë të përgatitur pranë shkollës teknike të Fultzit. Gjithashtu trashëguam dhe disa teknikë-topografë të përgatitur nga ministria e bujqësisë në kohën e mbretit Zogu I për nevojat e zbatimit të reformës agrare.
Për këtë arsye iu dha përparësi përgatitjes së kuadrit e në rradhë të parë të teknikëve të mesëm topografë nëpërmjet kurseve specialë 9 mujorë, fillimisht pranë ish Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Industri Minierave. Në këto kurse u përgatitën rreth 750 teknikë. Me vonë kerkesat për përgatitjen e kuadrove të mesme të profilit topograf u plotësuan nga përgatitja e tyre pranë Shkollës së Bashkuar dhe Shkollës së Mesme të Ndërtimit “Karl Gega“. Për përgatitjen e kuadrove topogjeodetë me arsim të lartë në përiudhën 1948 – 1960 u morën masat të përgatiteshin në shkollat e ish vendeve të kampit socialist rreth 21 specialistë në fushën e gjeodezisë, fotogrametrisë e hartografisë pasqyra e mëposhtëme.
Nr. |
Emri Mbiemri |
Vendi ku studioi |
Specialiteti |
Vitet |
1 |
Salih Çene |
Bullgari |
Gjeodezi |
1948- 1952 |
2 |
Guri Pojani |
Çekosllavaki |
“ |
“ |
3 |
Ibrahim Meçule |
“ |
Markshejderi |
“ |
4 |
Xhime Guda |
“ |
Gjeodezi |
|
5 |
Hiqmet Gonxhja |
B.R.S.S. |
Gjeodezi |
1948 -1953 |
6 |
Muharrem Dragovoja |
“ |
“ |
“ |
7 |
Seid Dyrzi |
“ |
“ |
“ |
8 |
Agim Shehu |
“ |
Hartografi |
“ |
9 |
Agron Reka |
“ |
Gjeodezi Kadastrale |
“ |
10 |
Abedin Muça |
“ |
“ |
“ |
11 |
Spiro Boçi |
Poloni |
Gjeodezi |
Vetem filluar |
12 |
Skender Lama |
Poloni |
Gjeodezi |
“ |
13 |
Dhimo Paskali |
B.R.S.S. |
Fotogrametri |
“ |
14 |
Vahid Tartari |
“ |
Fotogrametri |
“ |
15 |
Limoz Alimuçi |
“ |
Hartografi |
“ |
16 |
Flamur Gagnozi |
“ |
Fotogrametri |
|
17 |
Belishova |
“ |
Fotogrametri |
|
18 |
Luan Bejtja |
“ |
Gjeodezi |
|
19 |
Jani Guxo |
Çekosllavaki |
Fotogrametri |
“ |
20 |
Niko Anastasi |
Bullgari |
Gjeodezi |
vetëm filluar |
21 |
Fillota Progëri |
Bullgari |
Hartografi |
“ |
22 |
Sabri Sinamati |
Bullgari |
Hartografi |
“ |
23 |
Selim Muça |
Çekosllavaki |
Gjeodezi |
“ |
24 |
Franja |
“ |
“ |
“ |
25 |
Adem Hanku |
“ |
Gjeodezi |
“ |
25 |
Vangjel Zoto |
B.R.S.S |
Hartografi |
“ |
26 |
Petro Naska |
Bullgari |
Gjeodezi |
“ |
Një pjesë e mirë e këtyre specialistëve u aktivizuan dhe në përgatitjen e kuadrit të lartë në degën e gjeodezisë në vendin tonë.