Data: 10. 03.2022
Ora: 12:00
Vendi:Në ambjentete Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit.
Pjesëmarrës: Prof.Asoc.Oltjon Marko (Shef.Departamenti i Inxhinerisë së Mjedisit), Irena Katiaj (Specialiste e Shërbimit të Brendshëm të Cilësisë, Alumni dhe Karriera FIN) dhe studentët e ardhur nga Universiteti “Hasan Prishtina”.
Ky aktivitet u drejtua nga Prof.Asoc.Oltjon Marko (Shef. Departamenti i Inxhinerisë së Mjedisit) së bashku me Zyrën e Karrierës FIN, u bë një prezantim i përgjithshëm i fakultetit nga profesori, studentët e ardhur bënë disa pyetje në lidhje me drejtimet që ata studionin të përbashkëtat dhe bashkëpunimeve të mundshme që mund të kemi mes nesh.
Gjithashtu shkëmbyem e-mail-et mes nesh, u shpërndava dhe disa nga Guidat Studentore 2021-2022 për të pasur më shumë informacion sepse donin të kishin dhe takime me fakultetet e tjera të UPT-së.
Disa nga fotot nga aktiviteti: